Burim Meta

Nënkryetar i Partisë Guxo, Kryetar i Degës së Ferizajit dhe Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

  • Emri
    Burim Meta
  • Pozita
    Nënkryetar i Partisë Guxo, Kryetar i Degës së Ferizajit dhe Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
  • VENDBANIMI
    Ferizaj

Burim Meta u lind më 19 qershor 1980 në Ferizaj. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme dhe ka përfunduar gjithashtu studimet në Psikologji në Fakultetin Filozofik, në po të njejtin universitet. Studimet postdiplomike specialistike i ka përfunduar ne Klinikën Universitare Psikiatrike dhe ka marr titullin Specialist i Psikiatrisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar mjek i përgjithshëm në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e psikologut ka punuar në “Caritas Kosova”, ku ka qenë gjithashtu menaxher dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative në Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin romë, ashkali dhe egjiptas.


Gjatë viteve 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ishte pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë e trajnerit dhe ligjëruesit.


Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 është zgjedhur asambleist dhe ishte më i votuari në Ferizaj. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj dhe pjesëmarrës në aktivitete politike e rinore që nga shkollimi i mesëm.


Ishte Këshilltar Politik i u.d. të Presidentës së vendit, znj. Vjosa Osmani dhe Kryesues Regjional i Komisionit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.


Dr. Burimi detyrën e mjekut Psikiatër e kryen në kuadër të Spitalit dhe Poliklinikës.


Është ekpert i shëndetit mendor.


Z. Meta është kryetar i partisë GUXO dega në Ferizaj dhe nënkryetar i kryesisë qendrore të partisë GUXO.


Z. Burimi është edhe Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.


Është i martuar dhe ka dy vajza.