Dega Gjermani

GUXO!

Të Shtunën, me 25.03.2023, në qytezën, piktoreske Barbing, pranë qytetit historik dhe universitar, Regensburg në Landin e Bavarisë, është mbajtur Kuvendi i Parë themelues i Degës së Partisë GUXO për Gjermani.

Antarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin ne Komunen tende!

Raporto problemin

Bashkëkryetarët e degës Gjermani

Të  Shtunën, me  25.03.2023, në qytezën,  piktoreske Barbing, pranë qytetit  historik dhe universitar, Regensburg  në Landin e Bavarisë,  është mbajtur Kuvendi i Parë themelues i Degës së Partisë GUXO për Gjermani. Në Kuvendin themelues morën pjesë edhe drejtues të partisë GUXO nga Kosova, në mesin e tyre ; Donika Gërvalla, prof.dr.Rexhep Gjergji, Dr. Haxhi Avdyli,  Burim Meta, etj.

Në atmosferë solemne, në praninë e delegatëve  dhe mysafirëve të shumtë nga Gjermania, Kosova, Belgjika dhe Zvicra, u bë edhe një hap i rëndësishëm drejtë masivizimit dhe shpërndarjes  së Partisë GUXO në Evropë. Në  Gjermani është themeluar Dega e Partisë GUXO , pas simotrave në Belgjikë e Zvicër. 

Në Kuvendin e mbajtur, ku merrnin pjesë rreth 80 delegatë, me aklamacion, të pranishmit njëzërit zgjodhën për kryetar të Dege të Partisë GUXO, Berlind Gajraku dhe Luan Gacaferin. Themelimi i Degës së Partisë GUXO në Gjermani, është  kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore të Këshillit Inicues për themelimin Partisë GUXO në Gjermani, e veqanërisht, veprimtarëve dhe aktivistëve të dalluar, zotërinjve, Xhemajl Hoxhaj dhe Valdet Rudi. Një kontribut të rëndësishëm  kanë dhënë këshilli Nismëtar, Luan Gacaferi e Kujtim Hadaj kordinatorë për Diasporë


Lajmet nga Gjermania

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga Gjermania!

Na kontaktoni

Qendra Gjermani

Rruga: Regensburg 

93053

Regensburg, Gjermani


Kontakti:+383 45 655 899
Facebook: Partia GUXO - Dega Gjermani