Intenziteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave

Alt text
Boll ma!
Intenziteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave. I falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thehet ligji. Përkundër rezistencës së organizuar të disa gastronomëve, përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan. Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme. Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!
Shpërndaje në: