Pas më shumë se 20 vitesh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë

Alt text
Pas më shumë se 20 vitesh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë.
Me përkushtim dhe vendosmëri vazhdoj të mbajë premtimin tim për rikthimin e pronave të MBPZHR-së. Kësaj radhe në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim një pronë prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas ligjit për Pyjet (I aprovuar vitin e kaluar) është pasuri shoqërore që i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës. Pas një periudhe të gjatë mbi 20 vjeçare, kjo pronë tani i rikthehet titullarit për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit.
Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin. Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara!

Faton Peci


Shpërndaje në: