Fjalimi i Bashkëkryetares Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Alt text
Kosova e ka të vërtetën në anën e saj dhe mbrojtja e kësaj të vërtete është detyrë primare dhe privilegj i madh. Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në përballjen e parë para Kombeve të Bashkuara me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriq, u pa qartë që vetëm fytyrat kanë ndërruar, por jo edhe strategjia për të luftuar Republikën e Kosovës me gënjeshtra, sajime dhe propagandë. Bota sot e dëgjoi të vërtetën. E dëgjoi të vërtetën edhe për aleatin e Radojçiçit, Markon e veshur me petkun e tejdukshëm të evropianit, nën të cilin nuk fshihen dot  synimet e qarta hegjemoniste të Vuçiçit dhe djelmoshave të tij. Përfaqësuesit e UNMIK-ut sot përsëri dëshmuan para gjithë botës që nuk qëndrojnë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe jo rrallë shërbehen me propagandën që iu servohet. Ka ardhur koha të përmbyllet ky mision.


Bashkëkryetarja Donika Gërvalla



 

Shpërndaje në: