Po, është e mundur! Mund të ketë edhe siguri të garantuar për fëmijët e qytetarët tanë në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes Udhëzimit Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, krijojmë bazën ligjore e cila ua përcakton komunave ne mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë
qentë endacakë. Komunat le t'i përmbushin obligimet ligjore dhe të alokojnë mjete financiare të cilat do të mundësojnë adresimin e plotë të çështjes së qenve endacakë!
Ky UA rregullon këtë fushëveprim:
Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurtë për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit. Ato kafshë të cilat përbëjnë rrezik të përhapjes së sëmundjeve tek kafshët e tjera apo tek njerëzit si dhe shprehin agresivitet dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve e shëndetin publik; do të eutanazohen. Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës. Këto strehimore, qytetarët do të kenë mundësi që t'i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Poashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet.