NJË ÇEREK SHEKULLI PA DREJTËSI – E VËRTETA QË SFIDON HARRESËN

Alt text
Një çerek shekulli pas zhdukjes me dhunë, 11 shqiptarë të masakruar gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. 26 vite ankth, 26 vite padrejtësi, 26 vite me plagë të pashëruara për familjet e tyre.Në prill të vitit 1999, në fushën e Kralanit, të rrethuar nga tanke serbe, qindra burra dhe djem shqiptarë u grumbulluan dhunshëm. Pa ujë, pa ushqim, nën tortura të pamëshirshme, ata u mbajtën për dy ditë në skëterrën e terrorit. Më 4 prill, forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë 86 prej tyre—mes tyre edhe 11 të mitur—të cilët, që nga ajo ditë, nuk u panë më të gjallë. Disa trupa u hodhën në liqenin Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Disa u fshehën në varreza masive, vetëm për t’u rrëmbyer sërish nga Serbia, në një përpjekje kriminale për të fshirë gjurmët e gjenocidit. Por e vërteta nuk mund të mbetet e groposur përgjithmonë! 26 vite pas, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:
Adem Gashi, Sahit Gashi, Bekim Hasani, Sheremet Ismajli, Mentor Myrtaj, Osman Fejza, Shkelzen Hajdaraj, Bekim Gashi, Sabedin Kryeziu, Mentor Kryeziu, Vehbi Halilaj. Serbia nuk mund të fshijë krimet e saj, nuk mund të lajë duart nga gjaku i pafajshëm, nuk mund të shpëtojë nga e vërteta! Asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi për viktimat e gjenocidit, për familjet e tyre dhe për të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për ta është drejtësi për gjithë njerëzimin. Kujtimi i tyre është amanet. 
Lavdi e përjetshme martirëve të kombit!
Liria jonë është gjaku i tyre!




Shpërndaje në: