Partia GUXO është e vendosur për vendosjen dhe mbrojtjen e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si në veri të Kosovës ashtu edhe në të gjithë vendin, luftimin me vendosmëri të bandave kriminale serbe, të stimuluara, të organizuara, të trajnuara dhe të pajisura nga shteti i Serbisë dhe udhëheqja e tij dhe dënimin, sado të vonshëm, të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë kuadër, Partia GUXO angazhohet edhe për një mbështetje më efikase të të mbijetuarve të dhunës seksuale të viteve 1998-1999 dhe krijimin e një ambienti shoqëror dhe institucional që i respekton nevojat e kësaj kategorie të veçantë të shoqërisë sonë.