Në përkujtim të arkitektit

Alt text
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me një akademi përkujtimore të mbajtur në Gjilan, bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, ish presidentin, Fatmir Sejdiu, veprimtarë e bashkëpunëtorë të tij, nderuam Presidentin e parë dhe historik të Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, në 18 vjetorin e kalimit të tij në përjetësi. Para të pranishmëve vlerësova se aura intelektuale e humaniste, mençuria e Presidentit Rugova, vizioni i qartë politik, rezistenca civile, parimësia, vendosmëria për liri e demokraci, konstruktiviteti i tij dhe sidomos besimi që kishte populli shqiptar në të, krijoi ura miqësie me kombet e mëdha dhe qendrat e vendosjes duke fituar falë kësaj miqësie mbështetjen e tyre në çlirim  dhe pavarësim të vendit. 


Kosovën mund ta zhvillojmë e përparojmë, por edhe ta shpëtojmë, jo duke përvetësuar emrin e tij dhe të partisë, e cila vetëm e frymës së tij më nuk është. Kosova zhvillohet, përparohet e mos të harrojmë shpëtohet vetëm duke punuar më të vërtetë sipas shembullit të Ibrahim Rugovës e klasës intelektuale përreth tij, duke punuar vendosmërisht në rrugën e tij, me aleatët e tij, në frymën e tij. Kosova e lirë dhe e pavarur është trashëgimia më e madhe e vizionarit Ibrahim Rugova. Kosova zhvillohet dhe përparohet duke jetësuar vizionin filozofik, politik e humanist të Presidentit Rugova.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: