Në përvjetorin e datave 5, 6, 7...

Alt text
Në përvjetorin e datave 5, 6, 7 marsit të vitit 1998 Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ne përjetojmë një moment reflektimi dhe kujtese për guximin dhe përkushtimin e luftëtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Sot, falenderojmë dhe nderojmë familjen Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së për heroizmin e tyre, për guximin e tyre për të mbrojtur popullin dhe vendin në momente të vështira dhe të sfidueshme. Ata na kanë dhënë një trashëgimi të madhe të rezistencës dhe sakrificës për lirinë tonë, dhe në këtë ditë të veçantë, e mbajmë kujtimin e tyre gjallë. 

Lavdi familjes Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: