Deputeti i Partis Guxo Haxhi Avdyl shkruan, "New York Times", e quajti Vuçiqin, politikan të korruptuar...

Alt text
"New York Times", e quajti Vuçiqin, politikan të korruptuar të lidhur me grupet kriminale në Serbi e veri të Kosovës, i cili konstatim u pohua në dëgjimin në Senat nga Cholet e Mendez. 
Tani këtij rrjeti kriminal të shtrirë edhe në pjesën veriore por jo vetëm atje, po i këputen krahët me bllokimin rrugëve ilegale, ndaljen e zgjedhjeve e referendumeve, e tani edhe u zgjodhën e u betuan kryetarët e rinj të komunave. Prandaj sot  opozitë, e pozitë, ish politikan e analistë, media e ekspertë, që Kosovën tonë të vogël e shohin si atdhe te vetëm, është koha  të qëndrojmë të bashkuar e të palëkundur , para atyre që kërcënojnë themelet e shtetit dhe qenjen tonë si komb.
Nëse sot ne zbrapsemi para lehjeve të atyre që dikur na vranë e për 23 vite luftuan sovranitetin e integritetin, sdo na falin bijtë e nipërit tanë.
Urrejtjen që kanë disa bashkëkombës tanë me bindje tjera politike ndaj Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, edhe le ta ruajnë edhe kritikat për çështje tjera le ti vazhdojnë. Por së paku le ta duan e mbrojnë pak shtetin ku planifikojnë ti rrisin fëmijët e tyre.

Tani momenti është shumë i qartë kah me marrë anë - me Kosovën e ligjin apo e Serbinë e krimin. 
Këto ditë skemi nevojë askënd ta shpërfaqim si bashkëpunëtorë të krimit e shërbëtorë të interesave Ruso Serbe. Vetëm duhet ti lëmë të vajtojnë nëpër debate televizive për drejtat e shkelura të Radojqiqit e Veselinoviqit, për rrezikun për destabilitet dhe ata shpërfaqen vetë.
Ti lëmë të flasin për kompromis me listën Srpska, e thirrje për dorëzim para ultimatumeve të kriminelëve në Veri për tua kuptuar  argatllkëkun për shefin e tyre politik Vuçiç.
Sot të gjithë patriotët e të gjitha bindjeve, duhet të qëndrojnë bashkë për shtet e stoik para çdo kërcënimi 
E jam i bindur si gjithmonë që shumica absolute e Kosovarëve janë patriotë të vërtetë.
Shpërndaje në: