Partia Guxo priti në një event të hapur përfaqësues të strukturave partiake në diasporë

Alt text
Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës, mbrëmë, në vitin jubilar të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Partia Guxo priti në një event të hapur përfaqësues të strukturave partiake në diasporë. Në fjalët e tyre para të pranishmëve, bashkëkryetarët, ministrat Donika Gërvalla dhe Faton Peci, vlerësuan lart rolin e mërgatës në proceset që po kalon Kosova dhe falënderuan përzemërsisht ata për kontributin e tyre në zhvillimin e vendit dhe në arritjen e ndryshimit të madh në qeverisjen e Kosovës. Partia Guxo është vendi i angazhimit të mërgimtarëve, një forcë politike për avancimin e tyre dhe për fuqizimin e lidhjeve me atdheun.


Partia GUXO! 

Shpërndaje në: