Dega Pejë

Guxo!

Jeton Mehmeti zgjidhet kryetar i ri i Degës së Partisë GUXO në Pejë

Anetarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin në Komunën tënde!

Raporto problemin

Kryetarja e degës Pejë

Jeton Mehmeti zgjidhet kryetar i ri i Degës së Partisë GUXO në Pejë

Në kuadër të procesit të rregullt zgjedhor të strukturave të Partisë GUXO, Dega e GUXO-s në Pejë mbajti Kuvendin e saj Zgjedhor, ku me besimin e delegatëve, Jeton Mehmeti u zgjodh kryetar i ri i Degës së Partisë GUXO në Pejë.Në këtë Kuvend u zgjodhën gjithashtu Kryesia e re e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të Partisë GUXO.Peja ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim kërkon angazhim, përkushtim dhe njerëz me dije, përvojë dhe rezultate të dëshmuara.Jeton Mehmeti, si profesionist me përgatitje dhe përvojë të çmuar, sjell në drejtimin e Degës së GUXO-s në Pejë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjen për konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të strukturave të Partisë në këtë qytet.

Angazhimi i tij në krye të GUXO-s në Pejë synon të kontribuojë në ndërtimin e një alternative serioze, të besueshme dhe të denjë për potencialin dhe nevojat e qytetarëve të Pejës.

GUXO – Dega në Pejë

Lajmet nga Peja

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga Peja!

Na kontaktoni

Qendra Prizren

Rruga: Adem Jashari

30000

Pejë, Kosovë


Kontakti:+383 45 655 898
Facebook: Partia GUXO -Dega Pejë