GUXO fuqizon strukturat në kryeqytet – Triera Kasumi-Berisha zgjidhet kryetare e Degës së GUXO-s në Prishtinë
Në kuadër të procesit të rregullt zgjedhor të strukturave të Partisë GUXO, Dega e GUXO-s në Prishtinë ka mbajtur Kuvendin e Degës, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese.Me besimin e delegatëve, Triera Kasumi-Berisha është zgjedhur kryetare e Degës së Partisë GUXO në Prishtinë. Në kuadër të këtij procesi janë zgjedhur edhe Kryesia e re e Degës, si dhe delegatët për Kuvendin Qendror të Partisë.Në fjalën e saj pas zgjedhjes, kryetarja e re e Degës, Triera Kasumi-Berisha, theksoi rëndësinë e fuqizimit të strukturave të Partisë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës, me synim që GUXO të jetë sa më afër qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre.Ajo u zotua se do të punojë për një organizim më të fuqishëm dhe më të strukturuar në terren, duke ndërtuar një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe duke kontribuar në adresimin e çështjeve dhe nevojave të kryeqytetit.Kuvendi i Degës së GUXO-s në Prishtinë përbën një hap të rëndësishëm në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të Partisë në kryeqytet, duke synuar rritjen e angazhimit dhe përfaqësimit të saj në komunitet.
GUXO – Dega Prishtinë