Dega Prizren

GUXO!

GUXO në Prizren mbajti Kuvendin Zgjedhor, Dr. Arsim Berisha zgjidhet kryetar i Degës

Antarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin ne Komunen tende!

Raporto problemin

Kryetari i degës Prizren

Kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit

GUXO në Prizren mbajti Kuvendin Zgjedhor, Dr. Arsim Berisha zgjidhet kryetar i Degës

Në kuadër të procesit të rregullt zgjedhor të strukturave të Partisë GUXO, Dega e GUXO-s në Prizren mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku delegatët, me votën dhe besimin e tyre, zgjodhën Dr. Arsim Berishën kryetar të Degës së GUXO-s në Prizren.Në këtë Kuvend u zgjodhën gjithashtu Kryesia e re e Degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Degën e Prizrenit në Kuvendin Qendror të Partisë GUXO.

Pas zgjedhjes, kryetari i ri i Degës, Dr. Arsim Berisha, shprehu përkushtimin për të punuar në forcimin, zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të strukturave të GUXO-s në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.Ai theksoi rëndësinë e forcimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të ndërtimit të një strukture aktive, të organizuar dhe të afërt me nevojat dhe shqetësimet e tyre. Dega e GUXO-s në Prizren do të vazhdojë angazhimin e saj për fuqizimin e organizimit politik në nivel lokal dhe për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike dhe politike.

GUXO – Dega në Prizren

Lajmet nga Prizreni

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga Prizreni!

Na kontaktoni

Qendra Prizren

Rruga: Joni

20000

Prizren, Kosovë



Kontakti: +383 45 580 667
Facebook: Partia GUXO - Dega Prizren
prizren@partiaguxo.org